“Trekëndëshi i Bermudës” kërkon amnisti për të shpëtuar nga gijotina e SPAK, Carlua i Edi Ramës kërkon të….

Data

“Trekëndëshi i Bermudës,” me të cilin identifikohet treshja politike e së keqes, Berisha-Rama-Meta, po shkatërrohet, pasi dy nga brinjët e tij kanë rënë dhe tashmë e ka radhën kryeministri Edi Rama. Për t’i shpëtuar gijotinës së Prokurorisë së Posaçme, Rama, përmes besnikëve të tij mediatikë, po kërkon miratimin e një amnistie që fsheh dhe fal krimet e tij, bashkë me oligarkët, pronarët mediatikë dhe zyrtarët e lartë që kanë kontrolluar dhe manipuluar ekonominë dhe politikën shqiptare për dekada.

Carlo Bollino, i cili sipas fakteve dhe provave që po hetohen nga SPAK, dyshohet se është më shumë sesa një gazetar dhe botues; ai është zëri propagandistik i kryeministrit dhe përfitues i koncesioneve të qeverisë së tij. Bollino, me shkrimet e tij të fundit, thotë se në tridhjetë vitet e pandëshkueshmërisë së përjetuar në Shqipëri, ka aq shumë krime për t’u ndëshkuar saqë beteja e SPAK-ut do të rrezikojë gjithmonë të shfaqet e padrejtë ose selektive për njërën palë ose për tjetrën, kur realisht do të mjaftonte një drejtësi e pranueshme.

Sipas tij, mundësia e vetme është që parlamenti të shqyrtojë një formë amnistie që i bën të dënueshme vetëm krimet më të rënda të së shkuarës dhe që lejon për gjithë të tjerët të fillojnë nga e para. Kjo mund të jetë qartazi një manovër e Ramës për të mbrojtur interesat e partisë së tij dhe bashkëpunëtorëve, pasi përmes kësaj amnistie do të mbulohen disa nga veprimet e kaluara. Pra, shihet qartë si një përpjekje për të mbyllur disa kapituj të historisë së errët të korrupsionit që ka dëmtuar thellë Shqipërinë, në të cilat padyshim shfaqet edhe Edi Rama.

Alarmi i “Trekëndëshit të Bermudës”

Gazetari Bollino në shkrimin e tij të parë kur e propozoi këtë amnisti mori kritika të forta, pasi doli hapur si një propozim për një formë të re pandëshkueshmërie të krimeve të kryera nga Edi Rama apo njerëzit e tij në vitet e qeverisjes së tij. Teksa u përpoq të justifikonte idenë e tij, ai tha se e kishte fjalën që të shpëtonin dhe amnistoheshin vetëm ata që kanë kryer korrupsione të vogla, ose ata që kanë shpërdoruar detyrën. “Rreziku është të kthehemi nëpër dekada dhe shekuj për t’u rikthyer në gjyqet popullore komuniste, ekzekutimet në rrugë të revolucionarëve francezë apo inkuizicionin.

Amnisti për krimet e lehta dhe të vjetra nuk do të thotë të lihen të pandëshkuara krimet e rënda si vrasjet, apo (për të qëndruar brenda sferës politike) krime si kryengritje armatosur i vitit 1998, masakra e Gërdecit 2008, masakra e 21 janarit apo rastet e korrupsionit më madhor si p.sh. Cez-Dia, incineratoret, ”5D” dhe shumë të tjera. Në vend të kësaj, amnisti do të thotë të konsiderohen si të parashkuara rastet e korrupsionit të vogël (d.m.th. nën një vlerë monetare të caktuar) ose krime të tilla si shpërdorim detyre dhe vetëm nëse kryhen deri në një vit të caktuar”, thotë në shkrimin e tij Bollino. Por si mund të shpëtohen këta pushtetarë që kanë vjedhur shqiptarët. Pra nëse Edi Rama del se ka shpërdoruar detyrën në vitin 2013, sipas Bollinos duhet të falet. Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të japin llogari para drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related