I ftuar në një emisionin , gazetari Adriatik Doçi foli për dosjen e SPAK ndaj Ilir Metës. Doçi tha se detaje të reja kanë dalë në dosje për hetimin e CEZ-DIA. Sipas gazetarit, kjo aferë, ia kalon edhe asaj të ARMO-s, pasi shkon mbi 900 milionë euro.
“Çështja e CEZ-DIA, sipas pretendimeve të palëve shkon mbi aferën e ARMO-s, pra 900 milionë euro. Pra këtu përfshihet çdo gjë, marrëveshja me CEZ dhe privatizimi i OSSH-së. Në dosje del për herë të parë një aferë që është e llahtarshme. Në pjesën ku flitet për CEZ DIA thuhet se dyshohet se Ilir Meta ka marrë 10 milionë euro.
Dyshohet sepse Ilir Meta kontrollonte ERE. ERE ka marrë vendim për t’i ulur çmimin e energjisë elektrike CEZ0it. Energjinë elektrike e prodhonin hidrocentralet që i kanë ndërtuar shqiptarët. Në vend që ne të kishim një kompani që ta merrnim energjinë elektrike direkt nga hidrocentralet tona, ne kishim një kompani CEZ-in në këtë rast që na e jepte ne. Ai e merrte me çmim të ulët dhe ua rriste çmimin shqiptarëve.
Është operacion mafioz, grabitës. Dhe kjo është faktuar në dosje. Për këtë dyshohet se Meta kakërkuar 10 milionë euro për këtë operacion. Se sa para ka marrë nuk dihet, por dëshmitarët thonë se vetë ERE ka marrë 500 mijë euro për këtë vendim. Prej këtyre 150 mijë euro i ka marrë Petrit Ahmetaj i cili ishte drejtues i ERE-s. Kjo është e faktuar në dosjen e SPAK për Ilir Metës”, u shpreh Adriatrik Doçi.
