Aktivistja e njohur, shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka folur situatën politike në vend, ndërsa ka shfrytëzuara një interviste televizive dhe disa reagime në rrjetet sociale, ku ka hedhur akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama, ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Fillimisht, aktivistja Evi Kokalari bëri një koment të vizitës së kryeministrit Rama në Nju Jork dhe takimit të tij me bashkatdhetarët. Kokalari u shpreh se vota e diasporës po merret peng, teksa shtoi është dakord kur thotë se PD u rrëmbye nga komunistët.
“Diaspora ka ankesa për Edi Ramën. Nëse dikush e beson se po e bën këtë për demokraci, nuk besoj se kjo është e vërtetë. Mua më duket se kjo është diçka e bërë, diçka e kryer. Kishte disa që kishin aksent të Shqipërisë. Ata po marrin peng diasporën me njerëz që nuk kanë lindur në Shqipëri. Vota e diasporës duhet vetëm për ata që kanë lindur në Shqipëri dhe kanë emigruar jashtë. Rama ka të drejtë kur thotë se PD e morën peng komunistët. Ishte një ndër ata që fliste kundër qeverisë. Rama ka qenë me PD ka dashur të ndryshojë pushtetit këto janë fakte. Sali Berisha ka pasur një ndjenjë admirimi për komunistët. Por ka një mundësi që Berisha të jetë më komunist se Rama”, deklaroi Kokalari në një media
Protestat kundër Ramës
Por vota e diasporës është një temë shumë e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Ajo përbën një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e vendit, mirëpo përfaqësimi i duhur është thelbësor. Për këtë arsye zonja Kokalari ka ngritur alarmin, teksa shkruan në rrjetet sociale se vota e diasporës po merret peng. “Vota e diasporës po merret peng nga individë që kanë lindur në Amerikë dhe që familjet e tyre nuk i kanë nga Shqipëria. Komuniteti ynë në NY është shumë i madh dhe përbëhet nga shqiptarë të të gjitha trevave, por vota e diasporës për politikën shqiptare duhet t’i besohet vetëm atyre që kanë lindur në Shqipëri dhe kanë emigruar.
Arkitekti i votës së diasporës, siç e theksova, as familjen se ka nga Shqipëria, por synim ka që me votën e diasporës të kërkojë 3-4 vende në parlament. Pra, në një mënyrë, do të ketë rolin e LSI-së, por meqenëse është shumë i afërt me Ramën, atëherë PS përfiton e para duke marrë peng diasporën e vërtetë, dhe e dyta duke krijuar një mazhorancë më të fortë me koalicionin e votave të diasporës. Fakti që arkitekti i votës së diasporës, për më tepër që nuk është shqiptar i Shqipërisë, kërkon 3-4 vende në Parlamentin shqiptar, qartazi flet se qëllimet e tij nuk janë të pastra. Personalisht kam një problem shumë të madh me këtë dhe më vjen keq që do të më duhet ta luftoj publikisht në një pikë. Pyetja është, ky njeri i lindur në NY dhe me origjinën nga zonat e ish-Jugosllavisë, pse do pushtet në Shqipëri? Ky njeri (arkitekti) instaloi një kloun në krye të Vatrës, Elmi Berishën.
