Dosja e Metës dhe Monikës implikon Ramën, nga përfshirja e Vali Bizhgës për ligjin e Samir Manes, deri te favorizimi…

Data

Arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duket se do të fusë elitën politike në Shqipëri dhe oligarkinë ekonomike në kaos, duke hapur kështu një kapitull të ri, pasi prangat tringëllojnë për këdo që është përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Dosja e ish-presidentit Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, po zbardh një rrjet lidhjesh dhe intrigash që arrijnë deri në zyrën e kryeministrit Edi Rama, çka tregon qartë se kemi të bëjmë me një skenar politik gjithnjë e më kompleks. Kjo çështje është thelluar më tej nga implikimi i shefes së kabinetet të zotit Rama, Vali Bizhgës në ligjin për minierat që favorizoi oligarkun Samir Manen, sikundër theksohet në dosjen e SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi, duke zbuluar se politika dhe biznesi janë të ndërthurura në mënyra të pandërprera.

Aferat e përmendura në dosjen e SPAK për Metën e Kryemadhin, që përfshin miliona euro dhe favore të dyshimta për biznesmenin Ardian Shatku dhe për favorizimet që dyshohet se i janë bërë oligarkut Samir Mane për ligje të posaçme, ka nxjerrë në pah mënyrën sesi institucionet janë përdorur për përfitime të paligjshme. Si Meta, ashtu edhe Rama kanë qenë bashkë në qeveri kur këto pazare e afera kanë ndodhur apo kanë mbetur në tentativë, që do të thotë se përveç ish-presidentit dhe zonjës Kryemadhi, edhe kryeministri Rama duhet të japë llogari para drejtësisë. Vetë zonja Kryemadhi ka konfirmuar ato që thotë SPAK, ndërsa implikon në afera e pazare edhe zotin Rama, pasi ky i fundit ka qenë në dijeni të favorizimeve që po i bëheshin biznesmenëve Shatku dhe Mane. Dhe sikur të mos mjaftonin dosja e SPAK, deklarata e Kryemadhit, që tregojnë se edhe shefi i qeverisë është pjesë e skemës “korruptive”, dje këtë fakt e ka pohuar edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka që tha Apelin e Posaçëm se ai “nuk është peshku i madh”. Ai tha se po të hapet telefoni i Kryemadhit, aty do të gjendet edhe “peshku i madh i inceneratorëve”.

Pra duket qartë se kemi të bëjmë me një skemë korruptive, ku të gjithë dyshohet se kanë ngjyer gishtin në pasuritë e shqiptarëve. Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar këtë mundësi për të sulmuar Kryemadhin, duke e akuzuar për pazare me Partinë Socialiste mbi inceneratorët, një skandal që ka nxitur debate të ashpra në shoqërinë shqiptare. Ky labirint interesash dhe denoncimesh ka vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes, duke e sfiduar shoqërinë për të kërkuar transparencë dhe drejtësi. Në këtë kontekst, ligji dhe etika po vihen në provë, teksa qytetarët kërkojnë përgjegjësi për ato që kanë ndodhur, ku të gjithë me të drejtë pyesin tani, se a do të merret Prokuroria e Posaçme me kryeministrin Edi Rama që dyshohet se është implikuar në afera, duke favorizuar oligarkët, ndërsa kambanat e drejtësisë bien edhe për biznesmenët e përmendur në dosjen “Meta-Kryemadhi”, për shkak se kanë marrë përfitimi financare, etj.

Reagimi i Kryemadhit

Kryeministri Rama është kujdesur që gjatë këtyre 11 viteve të vendosë shtetin në shërbim të bizneseve të Samir Manes. Madje këtë gjë e ka bërë edhe në miratimin e ligjit në fushën e Minierave, ku sipas SPAK, Monika Kryemadhi u vendos në shërbim të oligarkut. Ligji për “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” është votuar në tetor 2014. Vetë Kryemadhi kur foli së fundmi para gazetarëve për këtë pjesë të hetimit, ka treguar edhe prapaskenat. Ajo tha se ligji është kërkuar nga Shefja e Kabinetit të Edi Ramës në atë kohë, Vali Bizhga. Sipas saj, ligji është diskutuar edhe në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese me kryetar Eduard Shalsin. Por e zëmë se Kryemadhi gënjen dhe Rama nuk është iniciatori i këtij ligji. Në këtë mes, votat tregojnë se ka patur një bashkëpunim mes LSI dhe PS. Meta e Kryemadhi të vetëm nuk mund ta miratonin këtë ligj, pasi nuk i kishin votat. Ligji që favorizonte Manen ka kaluar me votat e socialistëve, me bekimin e Edi Ramës, pasi LSI kishte vetëm 20 deputetë në Kuvend në atë kohë. Kjo tregon qartë se për favorizimin e Samir Manes ka marrë pjesë edhe Edi Rama. Nga ana tjetër, Kryemadhi mbrojti Metën nga kushëriri, pasi zbuloi se Shatkun e çova ajo tek kryeministri Rama.

“Adrian Shatku është kushëriri ime. Ka dashur të vijë në Shqipëri sepse biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. E gjithë infrastruktura e shtetit shqiptar nuk ofron atë që duhet. Ka marrë një leje të fibrës optike nga Genc Pollo dhe Sali Berisha, me ligj. Nuk ja ka dhënë Monika Kryemadhi as Ilir Meta. Ilir Meta ka shkuar shumë keq me këtë kushëririn time. Ilir Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mira me njerëzit e mi, sepse po të kishte do të ishin në poste drejtuese. Sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Zoti Adrian Shatku ka bërë kërkesë. Unë e kam prezantuar me kryeministrin Rama, me ministren në atë kohë Milena Harito. SPAK gënjen”, deklaroi Kryemadhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related