Paro Laçi: Metës i janë bllokuar 450 milionë paund në Britani, SHBA është në dijeni të krimeve të Berishës, ja pse…

Data

Ish-Presidenti i klubit sportiv “Partizani”, Paro Laçi komentoi situatën politike në vend, ndërsa hodhi akuza të forta në adresë të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një interviste për televizionin “ABC News”, fillimisht zoti Laçi u ndal tek arrestimi i Ilir Metës, teksa zbuloi se ish-presidentit Ilir Meta i janë bllokuar 450 milionë paund në Britaninë e Madhe. “Sa i përket arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta ai u shpreh: Ky hetim që i është bërë Metës, i është bërë “ndiq paranë”. Dhe unë nga informacione mund të them që 450 milion paund në Britani vetëm në Angli. Por nuk është ndonjë psikologji e rëndë të jesh në burg. Do përshtatesh, por Meta bën gjithë këto sharje sepse ka shume lekë jashtë bankave, i ka shpërndarë shumë miqve. Meta duhet të bashkëpunojë me drejtësinë. Për Monikën mund të them se Monika mund të vrasë njerëz, dhe ka vrarë”, deklaroi ai.

Akuzat ndaj Berishës

Ndërkohë ish-presidenti i klubit “Partizani”, Paro Laçi foli për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u shpreh se paratë e vjedhura nga Berisha do t’i kthehen shtetit, ndërsa vlerësoi punën e SPAK. Gjithashtu ai nënvizoi se ish-kryeministri Berisha ka kryer krimet më të rënda në vend. Laçi kujtoi edhe një tjetër episod të rëndë, duke thënë se ish-kryeministri ka dhënë urdhër për vrasjen e Marisa Lino, ish-ambasadore amerikane në Tiranë, ngjarje sipas tij, kjo e mbetur në tentativë në vitin 1997.

“Sali Berisha ka krimet më të rënda. Çdo shqiptar duhet ta dijë që ka vjedhur, dhe paratë e vjedhura nga Berisha do t’i kthehen shtetit. Por ato lekë do të kthehen dhe Amerika ka besim tek drejtësia e re. Berisha ka vrarë dhe ka tentuar të vrasë njerëz. Referuar një thënie, që e ka thënë Ilir Meta, “që unë dy herë nuk jap dorëheqjen për Zenin”. Amerika di shumë mirë një krim të Berishës vrasje e mbetur në tentativë në ’97 për ambasadoren. Berisha ka dhënë urdhër për vrasjen e ambasadores amerikane. Berisha kishte filluar një luftë të ashpër me Amerikën. Berisha na urdhëroi të godisnim drejt makinës së Marisa Lino në ’97, ambasadores amerikane. Ne na u dha urdhër që do të vritej , na u tha në shumë epitete, kjo shtrigë. Ne kishim informacion se nga do kthehej dhe në momentin që do kthehej në do të shtinim. Ne me urdhër të Berishës kemi shkuar për të verifikuar vdiq apo jo ambasadorja”, u shpreh ai.

Më tej ish-presidenti i klubit “Partizani”, Paro Laçi thotë se Sali Berisha ka bërë shumë krime dhe pret që drejtësia të veprojë në lidhje me të. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në “ABC News”, Laçi u shpreh se Berisha, për interesin e tij djeg vendin dhe se ka dhënë urdhra për disa vrasje. “Pres që drejtësia të vejë dorë. Unë kam deklaruar dhe denoncuar në prokurori, jemi përplasur. Ka qenë një paturpësi shumë e madhe e sistemit të drejtësisë në atë kohë. U përplasa në ambientet e SPAK kur shkoi Berisha, ishte një prokurori tjetër. Në 2010, kur ishte Berisha kryeministër, prokurorët më thonin po rrezikon jetën. Sali Berisha, nuk është i aftë të bëjë asgjë, por dëshira e tij është të bëjë çdo gjë. Shpreh respektin më të madh mbi Gardën e Republikës. Jam i djathtë, por një deputeti të tillë nuk do ia jepja votën. Berisha duhet marrë zvarrë. Nuk ka forcë më Berisha të bëjë asgjë, për interesin e vet ai djeg gjithë Shqipërinë.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related