Plarent Ndreca zyrtarisht i pandehur nga SPAK, zbardhen detajet nga dosja, ja si zbërthimi i një telefoni nga…

Data

SPAK ka marrë zyrtarisht dje të pandehur deputetin e PS-së Plarent Ndreca. Përmes avokatit të tij, Ermal Yzeiraj, SPAK i ka komunikuar akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Ndreca akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshonte se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë. Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera.

Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit. Ky hetim, prej disa muaj, dyshohet se u finalizua pas provave materiale të marra në celularin e sekuestruar nga një biznesmen, i cili ka mbajtur postin si ish-zëvendës ministër pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban në Shqipëri. Është pikërisht kompania e tij, “A.P.E”, ajo që fiton tenderat për rikonstruksionin e godinave të Komisariate

Si u zbulua abuzimi me tenderat?

Ferdinand Tarazhi, kryetari komisionit të Monitorimit në Ministrinë e Brendshme u kallëzua në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditi që ky institucion bëri për tenderat e dhënë për rikonstruksionin e komisariateve Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Bashkë me Tarazhin, ishin kallëzuar edhe 4 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Mes tyre, edhe Ndreca. “Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet 2018, 2019 dhe 2020. Nga procesi i auditimit kanë rezultuar mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik në këtë procedurë dhe njëkohësisht rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me këto shkelje ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme, përgjegjës për vlerësimin e ofertave në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit” për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal,” shkruhej në kallëzimin e KLSH që iu dorëzua SPAK-ut në korrik të vitit 2021.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related