Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar në Gjykatën e Apelit ndryshimin e vendimit të GJKKO-së, e cila shpalli të fajshëm ish-deputetin socialist Alqi Bllako për “shpërdorim detyre” dhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për veprat penale “pastrim parash” dhe korrupsion
Prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkojnë që Bllakos t’i shtohet dënimi në 4 vite burgim dhe në përfitim të gjykimit të shkurtuar i ngelet 2.8 vite burgim, ndërsa Lefter Kokës t’i shtohet edhe akuza për veprën penale “shpërdorim detyre” të cilën ia rrëzoi GJKKO.
Por, gjatë seancës së sotme në Apel, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka shpërthyer në akuza ndaj dy prokurorëve të SPAK se nuk është ai “peshku i madh” i inceneratorëve.
Koka iu drejtua togave të zeza se SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion, akuzë të cilën ai e mohon.
Duke vijuar akuzat, Lefter Koka ka deklaruar se po të zvërthehet telefoni i deputetes Monika Kryemadhi, aty do të gjendet edhe peshku i madh i inceneratorëve, duke pretenduar se ai nuk ka biseduar me ish-kryetaren e PL-së.
