Si mund të rriten deklarimet e të ulet informaliteti? Ja si përgjigjet zv. ministrja e Financave: Kemi identifikuar…

Data

Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, në një studio televizive tha se në tregun e punës nuk është problem vetëm nëndeklarimi i pagave, por ka informalitet edhe në kontratat e punës.

Ajo theksoi se edhe në këtë pjesë do duhen shtruar kontrolle, të cilat i ka në fokus të punës administrata tatimore bashkë me inspektoratet e punës.

Gjatë prononcimit të saj, Vjero u shpreh se janë përpiluar disa sektorët, të cilët kanë një shkallë informaliteti të lartë.

Sipas saj problematika ka në sektorin e ndërtimit, shërbimet dhe tek sektori i turizmit, ku nëndeklarimi i pagave është i lartë.

“Nuk është vetëm informalitetit në deklarimin apo nëndeklarimin e pagave, por ka shumë informalitet edhe në kontratën e punës, ku të drejtat e punëmarrësve nuk janë përcaktuara qartazi apo shpeshherë janë edhe të nëpërkëmbura, çfarë sigurisht që punëmarrësin e vendas në një pozicion dizavantazh qoftë me punëdhënësin, por edhe me shumë kolegë në strukturat e tjera ku janë punësuar. Krahas Inspektorateve të Punës, që do të kryejnë detyrën e tyre, një peshë e rëndësishme këtu i jepet dhe administratës tatimore, e cila është e angazhuar për të vlerësuar ato raste, të cilat paraqesin mosdeklarime të sakta apo kur ka dyshimi që nuk deklarojnë. Administrata tatimore ka bërë një vlerësim të sektorëve. Janë disa sektorë , të cilët konsiderohem me risk, është ndërtimi, sektori i tregtisë, sektori i shërbimeve, në sektorin e turizmit, që vijojmë të kemi informalitet dhe nëndeklarim“, tha ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related