“S’jam unë peshku i madh”/ Seanca për Inceneratorin e Elbasanit, Lefter Koka pason përgjegjësinë: Hapni telefonin e…

Data

Në seancën gjyqësore që po mbahet në shkallën e dytë për inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Gazetarja Anila Hoxha zbardh detaje nga senaca gjyqësore. “S’jam unë peshku i madh, nuk dënoni korrupsionin me mua”, mësohet të ketë thënë Lefter Koka.

Ajo raporton se ish-ministri ka thënë gjithashtu “Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit”.

“Megjithëse u bë një vit hetim, konkulzionet e prokurorëve janë pa asnjë ndryshim. Unë e kuptoj qe institucioni do të marrë kredibilietet, edhe kjo gjykatë do jetë presion por besoj qe do jepni drejtësi re do ngriheni në nivelin e duhur të integritetit”, është shprehur ai më tej.

Lefter Koka sipas raportimit të gazetares foli gati 20 minuta, mbasi folën dy avokatët e tij Julian Mërtiri dhe Tritan Hamitaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related