Sot 5-vite nga themelimi i tij, REL analizë: SHBA dhe BE vlerësojnë arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit

Data

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë mbështetur dhe përshëndetur punën e Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri (SPAK) në 5-vjetorin e themelimit të saj, por theksuan se pavarësia e saj mbetet gjëja më e rëndësishme. Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se gjatë një vizitës së tij të parë në Shqipëri, bëri thirrje që prokurorëve të SPAK-u t’u mundësohet aplikimi për vazhdimin e mandatit.

“Pavarësia e SPAK mbetet vendimtare. Për t’u siguruar që SPAK të vijojë në të ardhmen luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ne besojmë se prokurorët e SPAK duhet të lejohen të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual”, tha Kasanof.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related