Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në dosje bien në sy aferat e dyshuara, transaksionet dhe gjithashtu bota e biznesit në koncesione e tenderime, si ai i fibrave optike. SPAK-u e shpalli person nën akuzë për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.
Në dosjen e SPAK përfshihen edhe figura të larta biznesi, në lidhje me ndarjen e koncesioneve, prokurimeve dhe përfitimeve. Sipas dosjes së SPAK, biznesmeni i njohur i “Gener 2” Bashkim Ulaj është përfshirë në një diskutim gati përplasje ekonomike me Ilir Metën, në lidhje me procedurat për shtrimin e fibrave optike dhe projekte të tjera infrastrukturore.
Përmendet edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto. Sipas dosjes së SPAK, biznesmeni i njohur i “Gener 2” Bashkim Ulaj është përfshirë në një përplasje me Ilir Metën, në lidhje me procedurat për shtrimin e fibrave optike dhe projekte të tjera infrastrukturore. Bisedat e siguruara nga SPAK tregojnë një seri takimesh të fshehta mes Bashkim Ulajt dhe biznesmenit, Adrian Shatku kushëriri i Monika Kryemadhit kjo e fundit e pranoi edhe sot para mediave. Pjesë nga përgjimet e SPAK mes Adrian Shatkut dhe Monika Kryemadhit:
“Monika Kryemadhi i shkruan Adrianit se: ‘Me kujdes më thotë Iliri se B mos të regjistrojnë dhe mos t’ia përmend emrat tanë.’” Më tej në komunikimet e datës 18 nëntor 2014, Adrian Shatku i shkruan Kryemadhit: “Për atë Iliri më tha bëjeni dhe të dyja t’i keni.” Një tjetër dokument tregon lëvizjet e Monika Kryemadhit dhe biznesmenit Adrian Shatku për të marrë bizneset e telekomunikacionit dhe teknologjisë të monopolizuara nga Bashkim Ulaj i “Gener 2”.
