“Edhe këtë xhaketën ‘Michael Kors’ e kam”/ Kryemadhi ironizon gazetarët: Mos e kam ble gjë me lekët e e tua?

Data

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha para mediave pas daljes nga GJKKO se ajo ka deklaruar çdo ndërhyrje mjekësore e çdo shpenzim. Ajo tha se mënyra se si ka dalë dosja hetimore e SPAK është një gjyq publik kundrejt saj.

Para GJKKO, Monika Kryemadhi u pyet për shpenzimet jashtë shtetit dhe akuzën për mosdekalrim të ardhurash. Ajo tha se gjithçka e ka deklaruar dhe madje shtoi se xhaketën që kishte veshur e ka Michael Kors.

“Edhe këtë xhaketën Michael Kors e kam, me lekët e mia e kam ble, mos e kam ble gjë me lekët e Ramës, të tuat apo të SPAK?

Unë i kam deklaruar të gjitha, s’kam frikë për të deklaruar paratë e prindërve që i kanë të deklaruara dhe të fituara”, tha Kryemadhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related