Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi dje në një media në arrestimin e Ilir Metës. Sipas tij, arrestimi i Metës ishte i pritshëm, ndërsa shpreson se ky arrestim i “mamuthit të korrupsionit”, të jetë rrugë e mbarë për vendosjen e drejtësisë në vend. “Arrestimi i pritshëm, i pritshëm dhe reagimi i tij ndaj punonjësve të policisë. Ka shantazhuar hapur dhe kryeprokurorin Altin Dumani me etiketime fyese. Le të shpresojmë se dërgimi në qeli i njohur si mamuthi i korrupsionit etiketuar nga vetë Berisha, jemi në rrugë të mbarë por jo ta shohim me aq zell”, deklaroi ai. Më tej gazetari Fatos Mahmutaj tregon se si nisi dosja CEZ/DIA që çoi në arrestin e Ilir Metës ditën e djeshme.
Mahmutaj rrëfen intervistën me gruan e Kastriot Ismailajt, e cila thoshte se Meta i kishte bërë shantazh dhe kërcënuar pasi i kërkonte pas burrit të saj. “Kjo dosje ka filluar që nga 21 janari. Unë ndodhesha në Bruksel. Kam qenë njeriu i fundit që kam intervistuar Vojsava Ismailaj. Gjendet bruto në internet. Ajo ka akuzuar Ilir Meta për shantazhe, presione për ti grabitur paratë burrit të saj Kastriot Ismailaj. Realisht, pas publikimit të intervistës së saj nga mediat, kjo u fut pjesë e kësaj dosjeje. Kuptova që ishte dosje e madhe e korrupsionit ku ishte përfshirë emri i Ilir Metës. Dosje korrupsioni. E intervistuara ime më ndërpriste disa herë, pasi bllokohej nga emocionet, dilte nga filli i asaj që po intervistohej dhe akuzonte Metën për shantazh dhe kërkim parash burrit të saj”, nënvizoi Mahmutaj.
