“U nxor në mënyrë tirane nga makina”, ish-kryeministri italian komenton arrestimin e Metës: Si mund të jetë Shqipëria..

Data

Duke folur për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka përmendur dhe arrestimin e një dite më parë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai ngriti pikëpyetje në lidhje sesa i sigurt mund të jetë vendi ynë për pritjen e emigrantëve nga vendet e treta, teksa e cilësoi tirane mënyrën e arrestimit të ish-presidentit të republikës.

“Ne e dimë që autoritetet shqiptare kanë standarde të ndryshme. Ju e patë në Shqipëri, se çfarë ndodhi me arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë. Ju i patë pamjet se si e nxirrnin në mënyrë tirane nga makina ish-Presidentin e Republikës. Emigrantët bengalezë ndoshta mund t’i shohin këto pamje, imagjinojnë këtë dhe se çfarë mund të ndodhë me ta”, tha Renzi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related