“Kujt i shërben show?”/ Petraq Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik, kërkohet intimidimi i…

Data

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion”, ka komentuar arrestimin e ish- presidentit Ilir Meta. Ai u shpreh se arrestimi i kreut të PL kishte elementë politikë, ndërsa shtoi se duhet një procedurë e veçantë arrestimi për ndalimin e personaliteteve të larta pavarësisht akuzave.

“Nuk mund të mos ndjehem i keqardhur dhe fyer nga mënyra se si u arrestua. Do të thoja se mënyra represive e një trajtimi të tillë ka një element politik sepse pjesa e komandimit, ka një varësi direkt institucionale nga kryeministri.

Mund të jepet një lloj këshillimi, duhet të ketë një plotësim të standardeve për ndalimin e personaliteteve të larta pavarësisht akuzave. Kujt i shërben show? Show me mesazhin që të intimidohet elektorati ”, u shpreh ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related