Aldo, është një vogëlush, i cili prej vitesh vuan nga sëmundja e rëndë “Spina bifida”, por ajo se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve me të, duket se të shkakton më shumë revoltë sesa lot trishtimi.
Prej vitesh, babai i Aldos, poeti Hamdi Skeja, ka trokitur në dyert e institucioneve dhe ka kërkuar ndihmë, por ka marrë vetëm indiferencë, premtime të kota dhe mashtrime. Ai është përballur me një realitet të egër ku fati i fëmijës së tij është lënë në mëshirën e fatit, ndërsa vuajtjet vetëm shtohen për vogëlushin dhe familjen e tij.
Në limitet e shpresës dhe pothuajse i dorëzuar, babai i vogëlushit i ka dërguar një letër publike Zotit, ku i kërkon që të marrë në dorë fatet e djalit të tij.
Ai kërkon që Zoti t’i udhëzojë ata që janë në pushtet, ministrinë, njerëzit publikë dhe mediat, që të marrin përgjegjësinë dhe të reagojnë për Aldon dhe për të gjithë fëmijët që vuajnë në heshtje.
“Të lutem, ose udhëzo ata, ose më jep forcë mua që të bëhem kriminel.” – janë fjalët me të cilat Hamdi Skeja i drejtohet Zotit.
