Vodhi “Rolex-in” nga bagazhi i biznesmenit në Rinas, dënohet punonjësi i “Wizz Air”

Data

Një 24-vjeçar, punonjës i kompanisë Wizz Air në Shqipëri u dënua pak ditë më parë me burgim, pasi rezulton se ka vjedhur orën “Rolex” me vlerë 20 mijë euro, nga bagazhi i një biznesmeni ndërtimi që po udhëtonte nga Tirana drejt Athinës.

Në javën e fundit të nëntorit 2024, gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor të riun Klajdi Q., me banim në Krujë, për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Për shkak të moshës dhe mungesës së precedentëve të mëparshëm penal, i pandehuri u dënua me 9 muaj burg, por që do të kryejë vetëm 6, pasi përfiton ulje 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas dokumentave të lexuar nga “Boldnews.al”, rezulton se rasti i paraqitur në gjykatë nga Prokuroria e Tiranës rezulton të ketë ndodhur në 21 Maj të këtij viti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related