Foto virale/ Hakerohet billbordi, shqiponja dykrenare ‘kap prej fyti’ atë serbe

Data

Një gjë e pazakontë ndodhi sot në Serbi. Një billboard në qytetin e Valevës ka shfaqur një imazh teksa shihet një shqiponjë me dy krerë me plis në kokë që ka “kapur për fyti” një shqiponjë që ka në prapavijë flamurin e Serbisë.

Fotografia është publikuar në Instagram nga faqja “valjevo_live”. “Në qendër të qytetit është shfaqur ky billboard. Besohet se është hakuar dhe konsiderohet si një provokim”, thuhej në postim.

Ndërkohë, një person që pretendon të jetë pronar i billboardit, ka reaguar në komentet e postimit.

“Jam pronari i billboardit që është hakuar mbrëmë. E fikëm menjëherë sapo e kuptova, dhe rasti do të raportohet tek autoritetet përkatëse”, ka shkruar ai.

Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi atë që ka ndodhur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related