“Është e tmerrshme kur ti shkon dhe thonë nuk ka ardhur ilaçi. E kam bërë 23 ditë nga shtëpia në spital për të bërë skaner dhe ishte i prishur. Por skaneri duhet bërë kur duhet jo kur të rregullohet. Unë sot dua përgjigje konkrete, vitin tjetër mund te mos jem më!”, u shpreh Ornela Nura.
Gratë me kancer i mbështet fortë edhe drejtori mjekësor i Spitalit Onkologjik kirurgu Helidon Nin
“E kam ngritur zërin disa herë për proteza dhe paruke”, shprehet Nina.
Dona Godaj doktoresha ekzekutive e YWCA thotë se e rëndësishme është që të mos mungojnë ilaçet.
Kërkesat dhe shqetësimet e grave të hedhura në letër nga Shoqate Grave Kristiane që i mbështet ku insistohet në blerjen e aparaturës së pet-scanerit, lehtësimin e procedurave të kempit, apo aksesi e shërbimi do të shkojnë sërish në parlament, ndërkohë që zv/ministrja e Shëndetësisë e pranishme në këtë takim premtoi realizimin e disa prej tyre, duke thënë: “Brenda një viti do të sigurojmë protezat dhe paruke”.
