Policia Shqiptare ka shpallur në kërkim Vladislav S, një 43-vjeçar nga Moska dhe me banim të përkohshëm në Athinë të Greqisë, i dyshuar për veprën penale të “kanosjes për kryerjen e veprimeve ter*****”.
Ai dyshohet të jetë autori i një teksti dërguar me e-mail në adresat e Shërbimit të Sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku kërcënonte se do të shpërthente bomba në terminalin e fluturimeve, në rast se Shqipëria nuk do të pranonte se Kosova është pjesë e Serbisë.
Po ashtu, në mesazhe thuhej se ai kishte marrë peng dy shtetas shqiptarë në Greqi dhe u jepte autoriteteve shqiptare 48 orë kohë për të plotësuar kërkesën e tij, në të kundërt “do të humbasin shumë jetë shqiptarësh”. Mesazhi ishte firmosur nga emri “Vlad. M.”
