Këlliçi: Si u vu Plarent Ndreca në shërbim të aferës së inceneratorit të Tiranës

Data

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka bërë publik sot një tjetër emër të rëndësishëm sipas tij, për të cilin kolegët e Erion Veliajt nuk hetojnë dhe mesa duket vijojnë detyrën e ngarkuar të fshehjes së provave flagrante të kësaj afere.

Ai deklaron se Merila Luga, në dukje të parë një emër i parëndësishëm, por lidhjet e saj hedhin dyshime për arsyet se përse ajo ende sot nuk është hetuar apo thërritur nga kolegët e Erionit në SPAK.

Këlliçi thotë se i takon kolegëve të Erionit në SPAK të hedhin dritë mbi faktin se përse Merila Luga, lidhje e Plarent Ndrecës të cilës ju besua drejtimi i kompanisë famoze EM CAPITAL, nuk është marrë kurrë në pyetje dhe nuk është ende nën hetim.

Këlliçi deklaron se kompania EM CAPITAL ka kryer disa transaksione me kompani të lidhura me Erion Veliajn, e për të cilat sot SPAK ka nisur një hetim pasuror për pronarin faktik të Inceneratorit të Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related