Në operacionin juridik për lirimin e Behar Bajrit nga ambientet e burgut Nr.313 në Tiranë, rezulton të mos jetë përfshirë vetëm biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita apo gjyqtari Sokol Shehu, por në dosjen “Metamorfoza” duket se janë përfshirë dhe emra të tjerë të Drejtësisë.
Një konglomerat juristësh, deri në nivelet e lartë të Drejtësisë Shqiptare, kanë dhënë ndihmëse përmes vendimeve, ndikimit dhe influencës së tyre në tre shkallët e gjyqësorit Shqiptar, që Behar Bajrit, ti krijoheshin kushtet ligjore për të dalë nga qelia.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në aplikacionin “Sky” flitet për një personazh të njohur të Drejtësisë Shqiptare me emrin “Tani”, i cili 4 ditë pasi Behar Bajri kishte dalë nga burgu shkon në takim me biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke u dorovitur financiarisht nga ky i fundit, për ndihmesën që kishte dhënë në operacionin juridik për lehtësimin e kushteve ligjore që ndikuan në lirimin nga burgu të Bajrit.
Në takimin që ka pasur personazhi i Drejtësisë me emrin “Tani”, Pëllumbi i thotë Behar Bajrit në aplikacionin “Sky” si më poshtë vijon:“…vëlla e takova “Tanin”, ja dhashë ato.
