Vendi i punës “fluturon”/ PD publikon formularin:Punonjësve të administratës po u bëhet presion që të sigurojnë vota…

Data

Partia Demokratike ka denoncuar se punonjësve të administratës po u bëhet që të sigurojnë vota të shqiptarëve të diasporës, ndryshe vendi i tyre i punës “fluturon”. Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo publikoi një formular dhe u shpreh se çdo të punësuari në sektorin publik të plotësojë këtë formular, duke i kërkuar atyre me forcë të sigurojnë të paktën dhjetë vota të familjarëve apo miqve të tyre që janë në emigrim.

“Pra, punonjësit publikë duhet të gjejnë patjetër dhjetë emra – votues të sigurt, ndryshe vendi i tyre i punës fluturon! Patronazhistët, që paguhen me paratë e shqiptarëve dhe që janë ngarkuar me detyrën e survejimit, manipulimit dhe blerjes së votës, janë hedhur në veprim. Vetëm se tani, sic edhe shikohet në formular, i quajnë “vullnetarë”,“- theksoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related