“Asgjë nuk na ndal”/ Netanyahu flet për herët të parë pas tentativës për sulm në banesën e tij: Vazhdojmë deri në

Data

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, bëri deklaratën e tij të parë pas tentativës për sulm në shtëpinë e tij në Cezare, mesditën e së shtunës. Në videon e postuar në rrjetin social “X” kryeministri izraelit teksa shëtit në një park thotë: “Asgjë nuk na ndal, do të vazhdojmë deri në fitore”. Më tej kryeministri përgëzon forcat Izraelite për punën që po bëjnë ndaj ushtrisë së Hamasit, duke iu referuar eliminimit të liderit të Hamasit nga trupa izraelitë.

“E dini, dy ditë më parë ne eliminuam vrasësin masiv, liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. Siç e thashë, jemi në një luftë ekzistenciale dhe do të vazhdojmë deri në fund. Dhe dua të them diçka tjetër, unë jam krenar për ushtarët tanë, jam krenar për komandantët tanë dhe jam krenar për ju, qytetarët e Izraelit ”, shton ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related