Sali Berisha paralajmëron arrestimin e Ilir Metës, “ditë zie” në “Trekëndëshin e Bermudës”, SHBA të vendosur për të…

Data

“Trekëndëshi i Bermudës”, me të cilin Lulzim Basha identifikoi treshen politike të së keqes Rama-Berisha-Meta pritet të shkatërrohet përfundimisht, pasi është në ditët e kolapsit pas 34 vitesh “mbretërim” në krye të Shqipërisë. Kjo po ndodh falë amerikanëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë partneri më i madh i Shqipërisë dhe një ndër vendet që ka investuar miliona dollarë për reformën në drejtësi në Tiranë. Ndërhyrja e amerikanëve në drejtësi bëri që treshja Berisha-Rama-Meta të mbeten pa mburojën e tyre që i ka shpëtuar nga skandalet gjithë këto vite në skenën e politikës shqiptare.

Goditja ndaj Berishës dhe paralajmërimi për Ilir Metën

Në 80 vjetorin e lindjes, Prokuroria e Posaçme u kujdes që t’i bëjë një dhuratë Sali Berishës që ka për ta mbajtur gjithë jetën. SPAK e bëri Berishën, pushtetarin e parë në rangun e ish-kryeministrave që përballet me drejtësinë në rrafshin penal. Pas një hetimi 4-vjeçar, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, duke dërguar për gjykim Berishën. Kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi SPAK vazhdon hetimin pasuror të familjes së tij. Madje ka një mal me dosje për Berishën, duke filluar nga “Gërdeci”, “21 Janari”, apo edhe dosja Tropoja. Me rënien e ish-kryeministrit, pra njërës brinjë të “Trekëndëshit të Bermudës”, brinjët e tjera e kanë shumë të lehtë të bien. Radhën mesa duket tani e ka ish-presidenti Ilir Meta. Aferat e tij janë drejt fundit të hetimeve nga SPAK dhe pritet një arrestim i mundshëm. Këtë e ka paralajmëruar vetë Berisha në një deklaratë për mediat. Teksa foli për arrestin e tij, mori shembullin e Tunizisë, ku u arrestuan liderët e opozitës, duke paralajmëruar kështu ndoshta burgosjen e një kryetari tjetër të partive opozitare, që i bie të jetë Ilir Meta.

“Unë informoj shqiptarët se 10 ditë më parë në Tunizi u zgjodh presidenti i Tunizisë, i cili njëlloj si Edi Rama arrestoi kryetarin e partisë më të madhe opozitare, pastaj edhe kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare dhe së treti edhe kryetarin e partisë së tretë që kishte marrë guximin të kandidonte. Edi Rama mendoi se me dhunë dhe terror ndaj opozitës do të marrë mandatin e katërt, por të garantoj që llogaritë i ka shumë gabim”, deklaroi Berisha.

Fundi i Ramës

Ndërkohë kryeministrit Rama i ka problemet e hapura me drejtësinë. Përgjimet e SKY dyshohet se fundosin kryeministrin pasi del i përlyer kokë e këmbë me bandat. Gjithashtu dosja e “Inceneratorëve”, apo “McGonigal” që vazhdojnë të hetohen nga SPAK mund t’i bëjnë gropën kreut të qeverisë. Por situatën jo të mirë të Ramës e tregojnë qëndrimet e amerikanëve, që mesa duket i kanë “prerë letrat”. Kreu i qeverisë ka “prerë në besë” SHBA duke devijuar nga marrëveshja që çonte drejt bashkëqeverisjes PS-PD. Muajt e parë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 Rama nuk ndryshoi qëndrim dhe i shtriu Bashës dorën e bashkëpunimit duke qenë i hapur si për bashkëqeverisje, ashtu dhe për zgjedhje të reja vendore, për të zgjedhur presidentin dhe për të përmbyllur reformat, por rrugës ndodhi kthesa e madhe.

Dalja nga loja është një ilaç pastrues shumë i vjetër në sistemin politik amerikan. Kemi dhjetëra shembuj ku njerëz ikin për lloj-lloj konsumesh, siç ishte dhe Merkel. Berisha, Rama Meta po qëndrojnë në politikë shumë përtej kohës që do të duhej të kishin qëndruar. Pra ata kanë thyer rregullin e pashkruar. Edhe ish-kryeministrin Fatos Nano do e prisnin “ditë të zeza”, por ai qëndroi korrekt me paktin që kishte me SHBA, duke u larguar prej vërteti nga politika dhe jo si Sali Berisha që bëri sikur u tërhoq në 2013 dhe në prapaskenë akoma “luante fijet” bashkë me Ramën e Metën. Rënia e Metës dhe e Berishës sinjalizon “ditë të zeza” për Edi Ramën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related