Dy këshilltarë bashkiak të Shkodrës, që përfaqësonin grupimin e Lulzim Bashës, të dalë nga zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, i janë bashkuar PD zyrtare të drejtuar nga Sali Berisha.
Imeldi Sokoli dhe Gloria Shllaku kanë theksuar në qëndrimet e tyre se ky hapi i ndërmarrë vjen si mesazh bashkimi në prag të zgjedhjeve të 2025, prandaj kanë ftuar që nën këtë frymë të veprojnë të gjithë demokratët.
Me këtë lëvizje, grupi i Lulzim Bashës mbetet në këshillin bashkiak të Shkodres me vetëm 3 këshilltarë, duke humbur të drejtën për të qenë grupim, ndërsa PD e Berishës shkon në 15 këshilltarë.
“Eshtë momenti që demokratët të mos ja lejojnë më vetës seksionimin e opozitës sepse kjo rezulton në jetëgjatësi të pushtetit të Ramës. Nga ana tjetër a ka vend për kritikë nga kampi opozitar po vend për kritika ka plot kryesisht me menyrën bërit politikë e ‘one man shoë’ në këtë kontekst të krijuarit e një alternative politike përbashkuese ku mbështetet në altruizëm dhe shpirt skuadre do të rrezultonte e suksesshme për opozitën. Alternativa e opozitës duhet të përfaqsojë njerëzit dhe problematikat e popullatës dhe këto dyja duhet të jenë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën në mënyrë që njerëzve tu rikthehet besimi në politikë dhe se vendi mund të ndryshojë për mirë. Ndaj aksioni opozitar duhet të mbështetet në përbashkim në çdo instancë po ashtu në Këshillin Bashkiak të bashkisë Shkodër ku unë jam pjesë, duhet të kemi 1 kamp të vetëm opozitar në këtë mënyrë kjo sjellë një administrim më të përgjegjshëm të Shkodrës”, thuhet në reagimin e Imeldi Sokolit.
