Në një kohë kur situata politike në Shqipëri është në një pikë kritike, zhvillimet e fundit tregojnë se SPAK (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion) po përgatitet për një goditje të rëndësishme që ka alarmuar pushtetarët e lartë të korruptuar. Sipas burimeve, mësohet se Altin Dumani pritet të firmosë dhjetëra fletë arresti dhe sekuestrim pasurie për eksponentë të lartë të politikës. Në ditë në vijim gazeta do japë detaje se për çfarë operacioni bëhet fjalë, por sipas burimeve brenda këtij muaji do ketë lëvizje të bujshme nga Prokuroria e Posaçme. Kjo ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës menjëherë të marrin në mbrojtje SPAK nga shantazhet, kërcënimet dhe “VIP”-at e korrupsionit që rrezikojnë prangat.
Amerikanët, krijuesit dhe financuesit e Reformës në Drejtësi i kanë kthyer dje përgjigje politikës shqiptare që është vënë në front për bllokimin e institucioneve të drejtësisë së re. SHBA iu dhënë ultimatum policisë, KPK-së, KPA-së, gjykatave, ILDKP-së dhe inspektorateve të tjera që të ndihmojnë SPAK në luftën ndaj korrupsionit dhe të mos bëhen pengesë. Deklarata e ambasadës amerikane në Tiranë erdhi pas vizitës “blic” të së Ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn, e cila zbarkoi dje në SPAK për të takuar Altin Dumanin dhe prokurorë të tjerë special. “E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.
Zj. VanHorn dhe Z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një element kyç i procesit të integrimit në BE”, njoftoi ambasada.
Çfarë po ndodh brenda SPAK?
Deri më tani kemi parë të gjithë bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama që të shkojnë një nga një në dyert e Prokurorisë së Posaçme. Por radhën shumë shpejt do e ketë vetë kreu i qeverisë pasi hetimet e SPAK për dosjet qeveritare po shkojnë deri në pikën ku fjalën e fundit do ta ketë lideri i tyre. Me rastin e klubit Partizani, Sali Berisha u fundos për një vendim të qeverisë dhe vendim kolektiv. Kjo lëvizje e SPAK fut Ramën në rrethin e kuq, pasi sot që flasim janë dhjetëra socialistë të burgosur, të cilët akuzohen se janë përfshirë në zullume, por që në të vërtet kanë qenë firmat për Edi Ramën që i fundosën. Dosja që mund të tronditë pozitat e tij, është ajo e inceneratorëve dhe “McGonigal”.
