Çelja e negociatave, Manja: Forcimi i demokracisë dhe drejtësisë, themeli i integrimit

Data

Shqipëria nisi negociatat për grup-kapitullin “Themeloret”, në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pjesë e këtij grup-kapitulli është edhe Kapitulli 23, Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, i cili përfshin fushën e gjyqësorit, antikorrupsionin, të drejtat themelore dhe të drejtat e shtetasve të BE-së.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale theksoi dje se Shqipëria është në rrugën pa kthim drejt Bashkimit Evropian. Duke forcuar demokracinë dhe drejtësinë, nënvizon Manja, Ministria e Drejtësisë e cila udhëheq zbatimin e Kapitullit 23 dhe Kriterit Politik, do të punojë për një sistem të drejtë, të pavarur dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Duke forcuar demokracinë dhe drejtësinë si themelin e integrimit, Ministria e Drejtësisë udhëheq me përgjegjësi zbatimin e Kapitullit 23 dhe Kriterit Politik, për një sistem të drejtë, të pavarur dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, me fokus në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe standardet më të larta evropiane”, shkruan Manja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related