Shqipëria në skenën ndërkombëtare, Tabaku: Hapja e grup-kapitullit të parë me BE-në nuk ishte ndonjë mrekulli

Data

Deputetja Jorida Tabaku ka shprehur shqetësimin e saj për imazhin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, duke përmendur se kur udhëton jashtë vendit, shpesh dëgjon që vendi i saj përmendet në kontekstin e trafikut të dr-+*** dhe pastrimit të parave. Ajo thekson se ka parë një turp më të madh se ai që përfaqëson kryetari i qarkut të Fierit, duke e cilësuar këtë si një klimë debatuese të mbushur me pasion që ka ekzistuar gjithmonë.

“Kur shkoj jashtë si kryetare e Komisionit të Integrimit dhe si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Shqipëria përmendet në ZDF për trafik droge, trafik emigrantësh dhe pastrim parash. Këto informacione më nxijnë faqen, ndërsa unë përpiqem të bëj punën time në rregull”, tha Tabaku.

Në lidhje me hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ajo vlerëson se ky është një sinjal pozitiv për shqiptarët, duke theksuar se nuk ka të bëjë me politikën.

“Sot kemi një dinamikë tjetër gjeostrategjike dhe integrimi është një çështje sigurie. Ky sinjal ishte për shqiptarët, si populli më mbështetës në proceset euroatlantike”,theksoi ajo.

Tabaku gjithashtu përmendi se, pas agresionit rus në Ukrainë, integrimi i Shqipërisë në BE është bërë një çështje e sigurisë. “Nëse diskutojmë për zgjerimin e Europës me Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë, ne jemi në një dinamikë krejt tjetër dhe shohim se si integrimi mund të përdoret si një instrument për ruajtjen e sigurisë”,theksoi ajo.

Për më tepër, Tabaku e theksoi se, megjithëse negociatat për anëtarësim janë hapur, Shqipëria ende nuk i ka plotësuar kriteret e nevojshme dhe se nuk ka ndodhur ndonjë mrekulli për të arritur këtë qëllim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related