Edhe pse liderët e bllokut evropian e konsiderojnë marrëveshjen Shqipëri-Itali për azilkërkuesit si një model për t’u ndjekur, kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis e sheh këtë marrëveshje me skepticizëm. Në një intervistë për ‘Financial Times’, ai thekson nevojën për më shumë punëtorë në Greqi, ndërsa liderët e BE-së po shqyrtojnë strategjinë e azilit.
Mitsotakis nënvizon se goditja e emigracionit pa dokumente është thelbësore për udhëheqësit, duke përmendur mungesën e punëtorëve emigrantë për të korrur ullinjtë. “Kush do të na mbledhë ullinjtë? Ne jemi një kontinent që po zvogëlohet dhe të gjithë e kuptojmë se për të ruajtur produktivitetin tonë, do të kemi nevojë për punëtorë, të pakualifikuar ose të kualifikuar,” tha ai.
