“Komike”/ Braçe i’a ‘plas në sy’ Shehut: Ankoheni për gardhin, por unë në ’97 kam hyrë i larë në gjak në Kuvend

Data

Ashtu sikur se pritej seanca plenare në Kuvend nisi sot me tensione dhe kaos nga opozita. Në seancën plenare, deputeti demokrat Tritan Shehu, është shprehur se po bëhet grusht shteti duke mos lejuar deputetët e padënuar për të hyrë në seancë. Erion Braçe i’u kundërpërgjigj duke i rikujtuar se ai ka hyrë i larë në gjak në ’97.

Erion Braçe i përgjigjet Tritan Shehut:

Thirrje PD të lejojë deputetët e padënuar të hyjnë në sallë. Nuk e kanë me Kuvendin, kjo është historia. Ne folëm për atë që ndodhi 2 ditë më parë, që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë, jo të shkuarës. Këtu ka 2 votë, një që kërkon të mbajë vendin në të shkuarën dhe një që punon për të ardhmen.

Unë kam hyrë në Kuvend i larë në gjak dhe kur kam hyrë në këtë sallë në 1997 Tirana nuk ishte më gardh hekuri për të rregulluar hyrjen e disa njëerëze që duhet të hyjnë normalisht, por ishte në shtetrrethim. Kreu i PD vinte këtu e na sulmonte ne. Historia përsëritet, por sot po përsëritet komike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related