“Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete”/ Spiropali përjashton Hotin: Të verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët

Data

Deputetët e PD-së, Elda Hoti dhe Pertrit Doda janë përjashtuar nga seanca pasi sipas kryeparlamentares, Elisa Spiropali hodhën benzinë mbi deputetët.

“Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë”, iu drejtua Spiropali teksa gardsa shkoi për ta nxjerrë jashtë deputeten Hoti.

Kryeparlamentarja u shpreh se “me ju do të merret SPAK” ndërsa kërkoi të “verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët”.

“Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë. DIl jashtë, ke rrezikuar jetën e kuvendit. Je e përjashtuar. Me ju do të merret SPAK.

Të verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët. Petrit Doda dhe Elda Hoti dilni jashtë”, tha Spiropali.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related