“Ça është këtu 313-ta?”/ Përplasje të forta në Kuvend mes deputetëve të PD-së dhe Gardës

Data

Është shoqëruar me tensione mbërritja në Kuvend e deputetëve të opozitës, të cilët nuk janë lejuar të hyjnë brenda sallës parlamentare.

“Ça është këtu 313-ta?”, iu është drejtuar Elda Hoti punonjësve të Gardës, që qëndrojnë në shkallët e Kuvendit.

Ndërkohë ligjvënësi Nallbati shprehet “i trajtoni disa si të nënës dhe disa si të njerkës”, ndërsa Bardhi kërkoi të hapnin rrugën për të lejuar hyrjen brenda sallës të deputeteve.

Pjesë nga debatet:

Bledjon Nallbati: Hapeni rrugën, si i trajtoni disa si të nënës dhe disa si të njerkës.

Elda Hoti: Ca është këtu 313-ta?

Gazment Bardhi: Kjo është fytyra e një shteti kandidat për t’u anëtarësuar në BE! Fiks kapitulli i parë

Albana Vokshi: Kë po mbroni hajdutët?

Gazment Bardhi: Hape rrugën ore legen. S’do kalojë zonja në mesin tuaj…

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related