Dhun** dhe shpërfytyruan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Berisha

Data

Dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat disa javë më parë dhunuan barbarisht dhe shpërfytyruan modelen Klea Prenga duke e goditur me gota dhe shishe, janë vetëdorëzuar në polici.

Bëhet me dije se për Mariela Berisha do të qëndrojë në qeli, pasi ndaj saj është caktuar masa “arrest me burg”, ndrësa ish-banorja e Big Brother VIP Antonela Berisha, është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:

Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B. Materialet i kaluan Prokurorisë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related