Vetëm tre ditë pasi goditet nga SPAK, Viktor Imeri i Vlorës, Emiljano Shullazi, Indrit Taullau dhe dyshja e Durrësit, Plaurent Dervishaj – Lulzim Berisha, paniku dhe gjendja e pasigurisë, kishte përshkuar biznesmenët e lojërave të fatit Ervis Martinaj, Pëllumb Gjokën dhe kapon e grupit të Shkodrës, Behar Bajrin.
Të tre mbledhin informacione brenda administratës së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme, ku nga të gjitha linjat e informacionin, ata mësojnë se do goditen me dosje penale, por ngritja e akuzat kundër tyre ishin thjesht çështje kohe. Në fakt të tre personat u goditën penalisht nga SPAK pas dy vitesh, pikërisht në muajin korrik 2022, në atë që quhet dosja “Metamorfoza”.
Martinaj i thotë Behar Bajrit në 17 dhjetor 2020, duke i shkruar: “…po dil e rrimë kët fundjavë, a mirë, e bëjmë plane…se dun me na fut në burg më duket partia jote…”. Po Behari vijon t’i shkruajë se goditja e Ervis Martinajt do realizohej politikisht, duke nënkuptuar se ishte përfshirë në politikë. Ndërsa, nga ana tjetër, Martinaj pretendon se nuk merret fare me politike dhe s’ka lidhje me të, duke i shkruar si më poshtë vijon:
“…Po çfarë politikë…!, unë veç pi** po q*…”- i thotë Martinaj, Behar Bajrit.
Por ky i fundit i shkruan se: “…duan me i ra grupit si nuk i du unë (Licët), dhe këto janë për goditje…”.
“…Po mua, kush don me ma fut…?”- pyet Ervis Martinaj Behar Bajrin.
Kapoja i grupit të Shkodrës, Behar Bajri ia kthen duke i shtruar: “…e ke politike vëlla, troç nuk dojn me të pas nëpër kamb…”.
Edhe në një bisedë tjetër të siguruar nga gazetari Elton Qyno, Behar Bajri, zhvillon me biznesmenin Pëllumb Gjoka. Ky i fundit e informon Beharin se ka pikasur një goditje të mundshme me shtet që po planifikohet t’i bëhet atij.
Sipas bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”, Behar Bajri bisedon me një person ende të paidentifikuar, ku Behari i shkruan: “…hë ma vëlla ça bane?…A kanë kap dajon e Edisonit? (Edison Harizaj).
Personi tjetër ia kthen: “…Po se tani e pashë në lajme…”.
Ndërsa Behari i thotë: “…e paskan fik…”.
Dhe më tej personi i paidentifikuar vijon t’i shkruajë tekstin me përmbajtje: “…ishalla vëlla jo se e këputën fare, sa u bë me fëmijën e dytë…”.
“…Po ça, i ka çuna të paktën…?”- i thotë Behar Bajri.
Kurse personi tjetër ia kthen: “…po paska shku vet e dorëzu Viktori…po vëlla ka vajt vetë me këmbët e tija…”.
Behari ia kthen duke i shkruar: “…paska bërë marri me shku me këmbët e veda. Po i paskan thënë para…”.
Ndërkohë tre ditë pas kësaj bisede për arrestimin e Viktor Imerajt, Behar Bajri bisedon me biznesmenin Ervis Martinaj në 11 dhjetor 2020, ku mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:
Behari i shkruan: “…hë ma vëlla çfar problemit ke, se nuk po më dukesh në terezi…”.
Martinaj ia kthen: “…për zotin lodh nervazh, kaq…”.
Më tej Behari vijon t’i shkruajë: “…po pse ma vëlla, për ça je mërzit a ke najgja…? Nëse ke najgja, me ja fut kujt a ndonjë gja kapedan vijmë, nuk jena larg. Mirë kapedan”.
