Italia sjell refugjatët e parë në Shqipëri, eksperti Softa: Europianët në fillim ishin skeptikë, kërkesa dhe nga Anglia

Data

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në një studio televizive, ka deklaruar se çdo gjë që do të ndodh brenda kampeve është përgjegjësi e qeverisë italiane, ndërsa çfarë ndodh jashtë tyre i përket shtetit tonë.

Ai ka theksuar se kampi i Gjadrit i ka kushtuar qeverisë italiane, sa për 8 kampe brenda territorit italian dhe kjo ka krijuar shumë debat në Itali mes opozitës dhe qeverisë.

Sipas Softës, në fillim europianët ishin skeptik, por tani kanë filluar ta shohin si një mundësi për të ndërtuar kampe dhe në vende të tjera.

“Gjithçka që është brenda kampeve dhe strukturave të miratuara, është përgjegjësi e shtetit italian. Çdo gjë që është jashtë tyre, qoftë dhe nga lëvizja në Gjadër apo Shëngjin, i takon shtetit shqiptar.

Shoqërimi i tyre bëhet me forca policie, momenti i hipjes gjatë rrugës i furgonit dhe deri te momenti i dorëzimit në Gjadër.

Ky investim i strukturës italiane është shumë herë më i lartë se disa qendra të tilla të ndërtuara në territor. Ky ka qene dhe objekti i disa debateve mes opozitës italiane dhe vetë qeverisë, sepse ky kamp i ka kushtuar të paktën sa për 8 apo 10 kampe në territorin italian. Sigurisht që janë kampe që përveç Kostos, krijojnë kushte shumë të strukturuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related