Skenarët e kaosit/ Petro Koçi zbulon detajet: Ja çfarë po ndodh në Kuvend pas protestave të opozitës

Data

Deputeti socialist, Petro Koçi ka komentuar në një emision televiziv  kaosin e krijuar nga opozita në Kuvend dhe djegien e karrigeve. Koçi thotë se halli i vetëm i opozitës është drejtësia.

Krim i organizuar e quan Koçi skenarin e djegies së karrigeve jashtë oborrit të parlamentit, ndërsa thotë se deputetët e PD po i shërbejnë Berishës, pasi ky i fundit do të vendosë listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare 2024. Për Koçin, PD kërkon qeveri teknike me qëllimin e vetëm që bandat elektorale të kenë liri.

“PS nuk është se ka shumë në dorë në kuptimin, që nuk është një marrëdhënie kërkesë ofertë. Problematika kryesore që ka vëmendjen e opozitës është drejtësia. Ata godasin qeverinë, gjithnjë me idenë se duan me spont të godasin drejtësinë. Janë problemet personale të Berishës. Ky është njeriu që firmos listat e ardhshme për deputetë. Kemi individë nga opozita që deri dje kanë qenë shumë normal, brenda pak ditësh u shndërruan në qenie komplet tjetër. Ishte gjithçka e organizuar, nëse i vëmë emrin krim, është krim i organizuar, merr karriget i nxjerr jashtë, njëri merr benzinë, tjetri nxjerr çakmakun, ky nuk është fare skenar politik, është ordiner.

Ndoshta kanë menduar se do pengohej zhvillimi i konferencës ndërqeveritare, gjë që dështoi. Ky ishte një nga qëllimet. Është shumë e rëndë ajo që ndodhi në Kuvend. Qëllimi afatmesëm është lirimi i Berishës dhe qëllimi afatgjatë janë zgjedhjet. Duan një qeveri teknike që mos të ketë pushtet. Duan një situatë pa kontroll dhe të bëjnë si duan bandat elektorale”, tha Koçi.

Një prej themeluesve të ‘Djathtas 1912’, Rezart Kthupi thotë se ky kaos do të vijojë, ndërsa sipas tij gjithçka është një kompromis mes Berishës dhe Ramës.

“Dy palët e mbaruan hallin që kishin, njëra mori votën e diasporës, ajo pjesë e opozitës mori listat e mbyllura. E mbaruan kompromisin. Këta zotërinjtë do kalojnë prapë për 7 minuta, në 4, në 3. Nëse ka një akt politik ku mund të bësh debat është buxheti i shtetit. Ky është kompromis. Nga janari nis fushata, s’ka më vlerë parlamenti”, vijoi Kthupi.

Nga ana tjetër, gazetari Anri Bala thotë se PS kërkon të mbajë vëmendjen tek skenarët e saj dhe më këtë qëllim i ka kërkuar anëtarësisë që mos të dalin në debate me përfaqësues të partive të tjera të vogla opozitare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related