Zhulali kritika të ashpra ndaj Qeverisë: Shqipëria hyn në negociatat për BE me të burgosur politike

Data

Ilda Zhulali: Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Më në fund, pas 10 vitesh, Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjatë kësaj dekade, Shqipëria i kishte të gjitha mundësitë të ishte Sllovenia e Ballkanit Perëndimor. I kishte të gjitha mundësitë të ishte lokomotiva që udhëhiqte trenin ballkanik drejt BE. Por Edi Rama kishte projekt tjetër. Për shkak të Edi Ramës, Shqipëria nis negociatat si vend që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, as si Kosova, as sa Maqedonia.

Shqipëria nis negociatat si vend që ka tre të burgosur politikë, duke nisur me kreun e Partisë më të madhe opozitare në vend. Nisim negociatat me krimin, drogën dhe korrupsionin në nivele kolumbiane. Me 148 mijë familje që do të duhen të presin 15 vjet përpara se të marrin vendimin përfundimtar nga gjykatat shqiptare. Me fondet e bujqësisë, te akorduara po nga BE, të pezulluara nga BE për shkak të vjedhjes së tyre nga zyrtarët e Ramës.

Me skemat grabitqare të pasurive publike përmes PPP dhe koncesioneve. Më numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE. Edi Rama në 10 vite nuk arriti as ti afrohej standardit të vendosur gjatë 8 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, e cila në kohë rekord, brenda 2 viteve përmbushi 140 kushte dhe u hoqi barrën e vizave shqiptarëve, që sot udhëtojnë vetëm me pasaportë në dorë. Partia Demokratike nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit, siguroi ratifikimin e saj nga 25 vend anëtare, paraqiti aplikimin për anëtarësim dhe përgatiti brenda 3 muajve procesin e plotë të skanimit të të gjithë trupës ligjore dhe aftësive administrative në vend.

Partia Demokratike cmontoi në kohë record mbi 200 banda kriminale, ndërtoi regjistrin elektronik të shtetasve, prodhoi pasaportat dhe kartat e identitetit biometrike, ndërtoi sistemet e sigurisë TIMS dhe MEMEX, qendrën ndër-operacionale detare, sistemin e prokurimeve elektronike, shërbimet one-stop shop për bizneset. Realizoi projekte strategjike si Rruga e Kombit,

Gazsjellësi transAdriatik, dyfishimin e prodhimit të energjisë së gjelbër, ndërtimin e infrastrukturës turistike të vendit, rriti standardin e jetesës duke dyfishuar rrogat dhe pensionet, subvencionoi bujqit shqiptarë dhe rriti prodhimin vendas, tërhoqi investime të huaja në shifrën e XXX. Falë këtij transformimi, në Shqipëri u kthyen deri në fund të 2013 rreth 200 mijë shqiptarë.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related