Aktivistja e njohur Evi Kokalari që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama. Në një reagim në rrjetin e saj social në “Facebook”, Kokalari thotë se Rama do të pësojë të njëjtin fat si Sali Berisha nëse insiston të mbajë pushtetin edhe për një mandat tjetër. Pra Rama shpallet “non grata” nga amerikanët dhe në lojë futet SPAK. Aktivistja është e sigurt se SHBA e kanë futur Ramën në listën ku ndodhet Berisha dhe Ilir Meta. “Jemi akoma larg zgjedhjeve në Shqipëri, por herë pas here do të postoj ato që mendoj se janë pengesat më të mëdha për një ndryshim radikal në politikën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme. Sali Berisha duhet të dalë nga loja sa më shpejt, përpara se të jetë vonë, dhe jo të kontrollojë partinë për interesat e tij.
Të gjitha shanset, mundësitë, energjia dhe dashamirësia i kemi dhënë. Shitja e zgjedhjeve lokale për Kullën e Malit e ka mbyllur kapitullin e tij, sepse vërtetoi që jo vetëm ka qenë i korruptuar, por pa pikë turpi vazhdoi duke thyer besimin te të gjithë. Edi Rama bën mirë që nuk e jep ishullin e Sazanit për benefite politike, sepse kjo çështje do të shtyhet në Senatin Amerikan. Nëse SPAK nuk investigon të njëjtat gjëra si Senati, thjesht do të vërtetojë atë që thotë Berisha, se i shërben Edi Ramës. Kam treguar shumë besim tek SPAK dy vjet më parë dhe jam sulmuar për këtë, por duket se besimi tek SPAK ka filluar të mërzitet dalëngadalë.
Nëse SPAK vazhdon punën me seriozitet, Shqipëria ka një shans të pastrohet dhe të bëhet më mirë. Pra, e përsëris, heqjen e sanksioneve, të paktën në Amerikë, Berisha nuk do ta arrijë dot. Kështu që do të ishte e udhës të hapte rrugën për të nxjerrë vendin nga pisllëku ku ndodhet. Berisha dhe të gjithë e dinë shumë mirë që Edi Ramës në 2025 nuk ia marrin dot pushtetin. E dyta, Edi Rama duhet të mendojë thellë, sepse, ndonëse ka blerë mbështetjen e disa individëve të korruptuar nëpër botë, fundi i tij mund të jetë shumë i hidhur. Në fakt, Edi Rama do të kthehet në një Berishë të dytë nëse insiston të mbajë pushtetin. Ky është problemi më i madh i Berishës dhe Metës; ata nuk kuptojnë kur është koha për të ikur. Në këtë listë tashmë është dhe Rama”, shprehet Kokalari.
“Non-grata” e Berishës
Nga ana tjetër, Kokalari ka folur edhe për shpresat e trumpistëve në Shqipëri, si Sali Berisha, apo edhe Rama që i kanë varur shpresat te Grenell për rregullimin e problemve të tyre që kanë me SHBA në rast se Donald Trump fiton zgjedhjet muajin tjetër. “Vazhdon sabotimi i eventeve të Ric Grenell në Detroit me diasporën shqiptare. Javën e kaluar, një nga lokalet ku do të zhvillohej një koncert për Trump, me prezencën e Grenell, u anulua nga vetë lokali, dhe duket se organizatorët janë në kërkim të një lokali të ri. Sot, ky Konomi, që paska qenë një mbështetës i fortë i Trumpit pa e ditur askush, po organizon një event tjetër me Grenell, dhe grupe të ndryshme kanë filluar një fushatë bojkotimi në median sociale.
