Pr/ligji për kërkimin shkencor, deputetja Xhixho: Cenohet liria akademike, të ndalet me urgjencë, Rama uzurpator

Data

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar dje për pr.ligjin e kërkimit shkencor. Në një deklaratë për mediat, Xhixho tha se ligji për kërkimin shkencor zhvesh nga përgjegjësia dhe detyrat universitetet dhe institucionet, duke e vënë në kontroll të Ramës. Deputetja Erisa Xhixho akuzon kryeministrin Edi Rama si uzurpator dhe thotë se ligji i propozuar shkel ligjin e arsimit të lartë, cenon lirinë akademike dhe bien në kundërshtim me nenin 58 të Kushtetutës. Më tej, deputetja Xhixho thotë se ky pr.ligj duhet ndalur me urgjencë. “Ligji për Kërkimin Shkencor dhe Shkencën është atentati i radhës kundër shkencës, institucioneve kërkimore dhe studiuesve.

Duhet ndaluar urgjentisht të avancojë ky projektligj në procesin parlamentar! Opinioni i Konferencës së Rektorëve, si struktura më e lartë e drejtimit të sistemit të Arsimit të Lartë, e përbërë nga të gjithë rektorët e universiteteve publike dhe private, duhet të dëgjohet dhe të kthehet në platformën mbi të cilën nis diskutimi për një ligj efektiv. Si pedagoge e Universitetit të Tiranës, por edhe si ligjvënëse e angazhuar thellësisht në çështjet e arsimit, konsideroj se përfshirja e botës akademike në një diskutim të gjerë është e vetmja zgjidhje për të pasur një ligj që i shërben më së pari zhvillimit të kërkimit shkencor, pedagogëve dhe departamenteve, që rrit cilësinë dhe punën kërkimore në universitetet tona, mbështetet me financim konkret dhe jo me propagandë, centralizim dhe politizim me në krye Edi Ramën, siç parashikon ky projekt-ligj”, deklaroi Xhixho.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related