Xhaferri: Shërbimi urban në gjendje koma! Bashkia s’ndërhyn se është ‘peng’ i ryshfetit

Data

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferi shprehet se shërbimi urban në kryeqytet është shumë i dobët me kondicionerë jashtë funksionit dhe që nuk respektojnë oraret e mbërritjes në stacione.

Xhaferri deklaron se Bashkia Tiranë dhe institucionet e varësisë që duhet të monitorojnë shërbimin që janë peng i korrupsionit dhe babëzisë, i kanë ekspozuar qytetarët që përdorin këtë shërbim, përballë zhvatjes, shërbimit jo cilësor dhe në shumë raste dhunës fizike nga punonjësit e shërbimit urban.

Ai shton më tej se përtej urbanëve elektrike që publikohen në faqen ne facebook të Erion Veliajt, shumica prej urbanëve të flotave që operojnë në linjat e Kryeqytetit janë pa kolaudim, e në jo pak raste janë përfshirë në aksidente që mund të kishin përfunduar me pasoja fatale në humbje jetësh të qytetarëve.

“Autobuzë urbanë të tejmbushur me kondicionerë jashtë funksionit dhe që nuk respektojnë oraret e mbërritjes në stacione.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related