10-vite nga Procesi i Berlinit, Soko analizon realitetin e bashkëpunimit në Ballkan: Sfida është politike

Data

Liderët e Ballkanit Perëndimorë janë mbledhur këtë të hëne në kryeqytetin e Gjermanisë në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.

Pano Soko, bashkëthemelues i Nisma Thurje, tha se shifrat sa i përket bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk janë shumë optimiste, pasi e vetmja marrëveshje sot është ajo e tarifave Roaming.

Sipas Sokos, sfida është thellësisht politike, pasi nuk ka pengesa ekonomike kur vjen puna për integrimin e vendeve të Ballkanit.

“Produkti në terren, shifrat nuk janë fort optimiste. E vetmja marrëveshja që është sot “on going” është tarifa e Roaming. Brenda vendet të Ballkanit Perëndimor, sot që flasim është në fuqi kjo marrëveshje, ku qytetarët nuk do paguajnë tarifa Roaming shtesë. Kjo është e vetmja marrëveshje e prekshme. Ka pasur marrëveshje të tjera më periferike. Qëllimi kryesor, është të bashkojë qytetarët e Ballkanit brenda një entiteti ku ata të ndihen qytetarë të Ballkanit. Kjo është e vështirë për t’u arritur. Sfida është thellësisht politike. Nuk besoj se ka pengesa ekonomike kur vjen puna për integrimin e vendeve të Ballkanit.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related