Deputeti i PS, Bujar Çela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka folur për pazare të fshehta mes ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilat kanë shënuar fatin e vendit. Në një intervistë për gazetën Z.Çela thotë se të gjitha këto marrëveshje të pista mes tyre një ditë do të zbardhen. Deputeti përmend edhe të ndjerin Dritan Prifti. Sipas tij, Berisha nuk është thjeshtë dëshmitar, por ai është urdhërues, strateg, organizatori i “21 Janarit” së bashku me djalin e tij politik, të futur në radhët e socialistëve, Ilir Meta.
-Zoti Çela, Prokuroria e Posaçme po thellohen hetimet ndaj dosjes së “21 Janari”, ku ditët e fundit gazetari Artan Hoxha ka dhënë dëshmi dhe dërguar një kasetë në SPAK. A mendoni se prova materiale do të zbardh emrat e fajtorëve të vërtetë të masakrës së “21 janarit”
Ashtu sikurse familjarët e viktimave edhe unë si pjesëtar i asaj proteste shumë paqësore, duke kërkuar një gjë shumë të thjeshtë, hapni kutitë. Një kontroll rutinë, hapni kutitë. Asgjë nuk do të ndodhte nga hapja e kutive, nuk do të kishte as viktima, nuk do të këmbeheshte as pushteti por thjesht do të qetësoheshin disa njerëz të cilët menduan se iu vodh vota e lirë. Këtë protestë bënë socialistët, qytetarët, një kërkesë shumë legjitime, shumë të thjeshtë, shumë legjitime. Jo se ata që protestonin bashkë me mua, kishim humbur pushtetin se nuk ishim as ministra, as kandidatë për ministra, as deputet.
Thjeshtë ishim qytetar të cilët donim që vota jonë të lexohej, ashtu sikurse e kishim hedhur në kuti. Kjo nuk mund të përfundonte kaq se në atë vend nuk drejtonte thjesht Sali Berisha por në atë kohë e drejtonte dhe bashkëpunëtori ogurzi i tij i shumë viteve që nga koha e floririt të Kërrabës. Ai pseudo-socialisti i futur në radhët e Partisë Socialiste që direkt me ardhjen e tij shijoi karrigen e deputetit, ministrit, kryeministrit, presidentit, etj. Ai nuk mund t’i lëshonte dot pasi ai iku që në 2004-ën nga PS për teka personale prej tetorit të 2003-shit pasi në 2004-ën lindi LSI-ja e famshme.
Ishte po Ilir Meta dhe një tufë të tjerë, të cilët u bënë armiq e kundërshtarë në historitë e çeqeve, me historitë e 700.000 eurove me të ndjerin Dritan Prifti, sepse iu prishën pazaret. Ishte pikërisht ky i fundit i cili deklaroi hapur unë nuk mund të votoj qeverinë e Fatos Nanos, sepse kështu e mësoi idhulli i tij, Ilir Meta ose bashkëpunëtori në të gjithë ngjarjet. Këto pazaret e pista, herët ose vonë do të zbërthehen, ashtu sikurse mendoj dhe jam i bindur që ka ardhur koha se pikërisht at e bir politik, në këto 30 vite të masakrës, të krimit, të korrupsionit, të vjedhjeve, etj, po vijnë orët e fundit për t’u zbërthyer përballë njëri-tjetrit për të thënë qoftë dhe një pjesë të vogël të vërtetave se shumë pjesë të tjera i ka marrë dheu.
Këto të dy u bënë ortak në shtator 2005 dhe vazhduan të mbeten ortak në fillim të vitit 2013, kur Rama bëri një marrëveshje xhentëlmenësh në interes se mbase u dashurua njëherë me Metën në 2007-ën dhe u prish dashuria, pasi nuk mund të merrte dot gjë nga një kryetar partie në opozitë dhe vazhdoi qeverisjen. Në zgjedhjet e 2007-ës u bashkua me të majtën, pushteti vajti majtas, por qeverisja ishte djathtas. Për pazaret që u prishën, jo kryetar bashkie ky e kryetar komune ky, Rama e Meta prishën koalicionin shumë shpejtë pasi nuk ishin në një shoqëri të qëndrueshme. mjeshtri Berisha diti të joshi, rriti e bëri Metën zv. Kryeministër.
Jemi në fazën e qeverisjes, në 2011-ën kur ata ishin në një ortakëri të ngushtë dhe kishin bindjen, o bashkë jetojmë gjatë o të dy ndarë dhe nxitonin të dy se cili të bënin deklarata nga më të bujshmet. Ai që bëri deklaratën e parë pas ngjarjes kriminale, ishte Meta me kokë palarët që zunë bulevardin. Unë mendoj se ka ardhur koha jo të paguajnë se nuk i paguajnë dot krimet as me burgosje, as me sekuestro pasurish, pasi krimet e tyre janë monstruozë. Ai që rri në ballkon, sot vjell vrerë e shtyn ditët.
Ai mendon se ka zëvendësuar Papën nga Vatikani këtu në ballkonin e Tiranës. Ato që kanë ikur dhe ato që janë gjallë, e kanë humbur besimin për drejtësi se një drejtësi e vonuar është një drejtësi e harruar. Këto çdo ditë që jetojnë lirshëm me deklarata, shpresë për pushtet, nuk humbasin gjë. Unë shpresoj që nuk ka nevojë të dalin emra të rinj gardistësh e oficerësh e ministrash, por boll të merren tre persona që qenë kyçi, Meta-Berisha-Basha. Nuk ka nevojë SPAK-u të hetojë. Kam shumë besim te zoti Hoxha, por këto kaseta, një tufë dëshmi, ato të cilët të protestuar mes bulevardit, si tufa e gardistëve që ka shtrënguar dhëmbët duke gjuajtur gjasme kundër protestuesve por edhe kundër vetes pasi dhe ne që ishim aty brenda, kishim njerëz tanë që ishin në Gardë, ishin ushtarak e nuk kishin lidhje me ndryshimet politike.
