“Na morët frymën”/ Lezha proteston kundër fabrikës së mbetjeve shtazore

Data

Dhjetëra qytetarë të Lezhës protestuan sot kundër fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore “INCA”, e cila sipas tyre ndot me aroma të këqija periferinë dhe qytetin

“INCA po na vret!” dhe “Kjo fabrikë po na merr frymën!” ishin disa nga thirrjet që u lëshuan gjatë protestës, e cila nisi përpara dyerve të kompanisë dhe u përmbyll me një marrshim drejt Bashkisë Lezhë.

Grupi i qytetarëve shtroi tre kërkesa, mes së cilave largimi i fabrikës.

“Kërkojmë largimin e fabrikës, të nisë hetim institucional ndaj veprimtarisë së saj dhe hetim ndaj Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Lezhë (ARML),” – tha Arilda Lleshi, aktiviste e angazhuar për çështjen.

Citizens ka kontaktuar më herët ARML-në, e cila konfirmon se pavarësisht kontrolleve të kryera në këtë fabrikë, nuk është gjetur asnjë parregullsi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related