Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet që po kryen Prokuroria e Posaçme (SPAK) me dosjen e 21 janarit
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, deklaroi hetimet do të vijojnë dhe do të thirren me radhë të personave në pozita drejtuese të asaj kohe.
“SPAK do i thërrasë me radhë zinxhirin drejtues. U morën kallëzuesit, familjarët e të vrarëve. Janë marrë edhe dosje të tjera dhe janë bashkuar. Është një dosje për sabotim të hetimeve. Nëse do ndiqet hierarkia duhet të nisë nga thirrja e Bamir Topit, ish-Presidentit të Republikës. Pastaj të vazhdojë me Berishën, Bashën, drejtorin e policisë së asaj kohe, Burgaj, Ina Ramën, ish-kreun e SHIK Shaqiri dhe me radhë shërbimi i ushtrisë, kryeministri i sotëm Rama dhe organizatorët kryesorë të asaj proteste. Ajo që e dekonsipron është ajo që u publikua sot, ku ai thotë qëlloni protestuesit nëse hyjnë brenda gardhit. Por protestuesit janë vrarë jashtë gardhit”, tha ai.
Hoxha komentuar edhe mosbindjen civile të opozitës, ku deklaroi se u mendua se 7 tetori do ngjasonte me 21 janarin.
“Garda nga ajo që pamë në protestën e 7 tetorit, ishte prezent për të regjistruar dhe filmuar çdo gjë. Komunikimi me radio vazhdon të jetë njësoj. Garda e përdor të njëjtën mënyrë komunikimi, pra në radio, sepse iu jep mundësi të koordinojnë veprimet. Përgatitjet e 7 tetorit ishin sikur do ishte 21 janari. Por nuk ndodhi kështu, edhe sepse nisi në darkë dhe zakonisht kur protesta nis në darkë, nuk është se përfundon me diçka madhore. Në ndryshim nga 21 janari, në këtë protestë u kujdesën më shumë për molotovët dhe flakët, që të kishte efekt në mediat ndërkombëtare. Policia përdori gaz të ekzagjeruar në parlament. Gazi përdoret me tepri, sepse për një orë të nxjerrë jashtë kontrollit”, tha gazetari.
