Bora i është drejtuar Kronikes me një leter nga ato që mbetet e kujtohet sa i gjalli frymë të ketë. Aty ajo qan e shpreh të gjitha darametet (hallet, dertet) e kesaj kohe virane!
I dashur autor i Kronikes,
Mirënjohja vjeterohet e para, na kujton Aristoteli që ishte i mençur sa Erjon Braçe, por që nuk mbathte taka që të dukej më i gjatë, siç i thoshte Jozefina!
Unë ja di kimetin “Kronikes”, falë saj tani me njohin të gjithë në Kuvend e me gjere, me respektojnë siç me ka hije! Babo Sulltani ynë, i cili priti në ziaretin (vizitën) e rradhës, Sulltanin e Turqisë, prej saj më ka caktuar shefe të platformes “Deputeti që duam” per krejt vilajetin dhe Diasporën. Për kete te fundit, Tao bën hamallëqet, unë bëj hatëret.
