Skandali me lëndët toksike u tentua të mbyllej, si u zbulua përfshirja e Kurum dhe si u vunë në lëvizje prokurorët…

Data

Skandali me mbetjet e rrezikshme ka marrë një kthesë të papritur, pasi zbulime të reja kanë nxjerrë në pah përfshirjen e kompanisë Kurum në këtë aferë. Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, në një emision, ka nxjerrë detaje, duke theksuar se çështja u tentua të mbyllej, por kjo gjë nuk ndodhi, pasi u vunë në lëvizje prokurorët ndërkombëtarë për të zbardhur aferën. Sipas raportimeve, nga Durrësi janë transportuar 20 mijë ton mbetje të rrezikshme, shumë më tepër se 800 ton që ishin raportuar fillimisht. Kjo rritje alarmante e shifrave ngre pikëpyetje serioze për proceset e mbikëqyrjes dhe transparencës. Investigimi tregon se problemi i menaxhimit të mbetjeve është më i thellë se sa pritej.

Përfshirja e aktorëve të ndryshëm në këtë aferë ndihmon në kuptimin e dimensioneve të korrupsionit. Kjo çështje kërkon një reagim të shpejtë nga autoritetet për të mbrojtur shëndetin publik. Ndërkohë, hetimet ndërkombëtare janë në zhvillim e sipër, duke kërkuar drejtësi për këtë situatë të rrezikshme. Ky skandal thekson nevojën për reforma të forta në menaxhimin e mbetjeve. Të gjithë sytë janë tani të drejtuar nga autoritetet për të parë se si do të veprohet përballë kësaj krize.

Reagon Lala

Konkretisht gazetarja Klodiana Lala tha se përfshirja e kompanisë “Kurum” në trafikun e mbetjeve të rrezikshme u tentua të mbyllej, por ishte ndërhyrja e OLAF, Zyrës Evropiane kundër Mashtrimit, që hetimet e prokurorisë në Shqipëri vazhdojnë për dy vepra penale. “Ka dy vepra penale. Një për “shpërdorim detyre” për zyrtarët hallkat institucionale për kompaninë “Kurum” dhe “Sokolaj” sepse historia nuk përfundon kur licensohet, por si asgjësohen edhe mbetjet e rrezikshme. Më pas është vepra për “kontrabandën e lëndëve të rrezikshme” për kompanitë. Këtu kemi një problematikë tjetër. Prokuroria duhet të kërkojë informacion nga Tajlanda se ku do të shkonte kjo ngarkesë, a kishte kompania aftësi për t’i asgjësuar.

Duhet bërë hetimi i kompanisë kroate që bëri analizat. Prokuroria shqiptare ka marrë mostrat pranë kompanisë “Kurum” dhe “Sokolaj” dhe i kanë dërguar pranë laboratorëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nëse janë këto mbetje apo të tjera dhe kjo është e paqartë. Kur konteinerët të mbërrijnë në Shqipëri do të bëjnë analizat nëse janë këto, apo janë të tjera lëndë. Duke qenë OLAF në lojë, prokurorët shqiptarë janë të rezervuar. OLAF është zyra evropiane kundër mashtrimit. Nuk do të deklarohej se ishte Kurumi në lojë, po të mos ishte OLAF-i. Kjo çështje nis në Kurum dhe përfundon në Tajlandë. Është kompania që ka bërë asgjësimin, pastaj transportin. MAERSK tha se nuk do të kishte bërë transportin nëse do ta dinte se ishin mbetje të rrezikshme dhe për këtë arsye po i kthej”, deklaroi gazetarja Lala në një media.

Investigimi

Emisioni “Plug” në televizionin “SYRI TV”, ka zbuluar ekskluzivisht dokumentin që hedh poshtë deklarimet e kryeministrit Edi Rama. Dokumente që kryeministrit i janë vënë në dispozicion nga Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro, por që i fshihen publikut për të mbrojtur trafikun e mbetjeve të rrezikshme. Dy javë pas publikimit të skandalit nga Bloomberg, me shkresë numër 193 datë 23. 08. 2024, Mirela Kumbaro urdhëroi “Verifikimin e subjekteve që gjenerojnë mbetje industriale”, ku janë kontrolluar 26 subjekte. Nga kontrolli i kompanisë Sokolaj, përgjegjëse për eksportin e 816 tonëve mbetje e rrezikshme, rezultoi se nuk janë 816 ton, por kjo kompani ka eksportuar nga Porti i Durrësit plot 20 mijë tonë lëndë të rrezikshme. Ne lidhje me situatën operatori Sokolaj shpk ka marre nga shoqeria Kurum Internacional mbetje te smarcit dhe okalines te cilat klasifikohen si okside hekuri me kodin sipas katalogut shqiptar te mbetjeve eshte 10 02 10 е parrezikshme dhe sasia eshte 2800 ton dhe e ka eksportuar jashtë Shqipërisë.

Ka marre mbetje te pluherave te filter kapses nga shkrirja e metaleve, e cila është oksid zinku dhe sipas katalogut shqiptar klasifikohet si mbetje e rrezikshme me kodin 10 02 07* dhe e ka eksportuat jashte Shqiperise sasia eshte 20 000 ton. Po nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama do të mburrej se nga Shqipëria janë eksportuar vazhdimisht mbetje të nxjerra nga industria e hekurit, që sipas tij, nuk janë të rrezikshme e kanë patur si destinacion vendet e Bashkimit Europian. 360 njësi të tilla janë pranuar në 10 vitet e fundit nga vendet aziatike,. Në 5 vitet e fundit ngarkesa të tilla u pranuan nga Spanja, Franca e Belgjika, apo Turqia e Izraeli. Referuar, gjetjeve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, kjo deklaratë rezulton e pavërtetë. Sa i përketë 20 mijë tonëve mbetje të rrezikshme, janë zhdukuar pa destinacion, e për më tepër nuk dihet as origjina e tyre, për të cilat kompania Sokolaj pretendon se i ka marrë nga Kurum.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related