“Na zuri halli kot me një spiun shpifës”, Talo Çela: Më kapi virusi me lekë se pa lekë booooo, goca më…

Data

Në 9 prill 2019, dy banda grabitësish profesionistë të drejtuar nga Talo Çela dhe Admir Murataj, arrijnë të thyejnë sigurinë kombëtarë duke depërtuar të armatosur me kallashnikokvë, në pistën e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Nga barku i avjonit që i përkiste linjës së fluturimit Tiranë-Vjenë, ata morën çantat me gati 4 milion euro, që i përkisnin tre bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Ngjarja tronditi sistemin bankar dhe sigurinë kombëtare, aq sa bëri të mblidhet me urgjencë Komisioni i Sigurisë dhe Aeroporti i Rinasit të rrethohet nga Policia Ushtarake dhe Forcat “Komando” të Ushtrisë , ndodhi në muajin Prill 2019.

Pas grabitjes zëdhënësja e “Austrian Arlines”, Tanja Gruber deklaroi në atë periudhë për agjencinë e lajmeve AFP-ë, se kjo kompani ajrore nuk do të kryejë më transferime të parave cash nga Tirana drejt Vjenës.

Për këtë ngjarje, Talo Çela, u shpall në kërkim nga Krimet e Rënda pasi Alkond Bengasi, njëri nga të arrestuarit fillimisht kishte pranuar të bashkëpunonte dhe tregonte çfarë dinte për ngjarjen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related