Dy persona që lëviznin me motor i kanë drejtuar një armë zjarri Arlind Bushatit, djalit të Xhemal Bushatit, i cili në vitin 2023 kandidoi për kryebashkiak të Shkodrës nën siglën e PD-së.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në një lokal në pedonalen e Shkodrës.
Dyshohet se arma ka qenë automatike, por nuk ka pasur të shtëna. Dy personat ishin me skafandër, ndërsa nuk dihet nëse janë identifikuar ose jo.
“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.
