Drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar lidhur me vendimin e djeshëm të Qeverisë për kalimin e një sipërfaqeje toke prej 21 979 m² në bregdetin e Jugut në pronësi të kompanisë “Gjikuria” për të ndërtuar resortin “White Roads Hotel”.
Në një deklaratë për mediat, Malltezi tha se kryehajduti quhet Edi Rama, por sipas tij, për SPAK-un, ai është si Voldemort, njeriu i cilit nuk i duhet përmendur emri.
Sipas Malltezit, epshi i Edi Rames për të vjedhur tokat e himarjoteve nuk ka kufi, prandaj dhe e burgosi Fredi Belerin me dëshmimtarë të rremë që i doli si pengesë.
Ai tha më tej se dhënia e tokës në pronësi të Gjikurisë është një çështje e shkeljes së ligjit, është një shkelje e mjedisit, por mbi të gjitha është çështje korrupsioni dhe vjedhjeje
